Zgjedhje në Tetovë/ Ish këshilltarët: Keqmenaxhimi i komunës nga Bilall Kasami e çoi Tetovën në zgjedhje (VIDEO)

20 Gushti përsëri do të jetë ditë ankthi për Bilall Kasamin, brenda një viti u pa që atë çka nuk e ka shkruar historia që nga themelimi i Komunës së Tetovës e ka shkruar Bilall Kasami për një vit. Një vit u deshën që të dëshmohet paaftësia për udhëheqjen e komunës së Tetovës e cila me 20 Gusht do të shkoj në zgjedhje për këshillin komunal. Ish këshilltarët e asamblesë tani më të kaluar komunale thonë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mos menaxhimit të mirëfilltë të komunës ndërsa nënvizojnë se verdiktin shumë shpejtë do e japin qytetarët.


Ish këshilltarin i komunës së Tetovës, Blerim Osmani thotë se fajtor për shpërbërjen e këshillit është[ paaftësia e kryetarit të komunës Bilall Kasami.

Jemi në një situatë ku kemi krizë globale ekonomike ku edhe vendin tonë e pret kjo krizë, qytetarëve nuk ju desh që të preketë xhepi i tyre dhe një organizim i një palë zgjedhje e cila nuk u shkaktua nga vullneti i këshilltarëve, por nga mosaftësia e keqmenaxhimit të kryetarit të komunës së Tetovës. që është paradoksale sepse ai njëkohësisht është edhe kryetar i një partie opozitare që bën ndryshime dhe thirren se do të bëjnë atë” u shpreh për TS, Osmani

Sipas tij shpërbërja e këshillit nga qeveria është konform ligjit, por kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka shkelur ligjin pasi nuk e ka respektuar ligjin për finansimin e vetqeverisjes lokale dhe nuk e ka dorëzuar në afatin kohorë që është paraparë me ligj.

Nga ana tjetër këshillatri Më Mirë Për Tetovën, Hamdi Sulejmani thotë se një pjesë e administratës është fajtor për shpërbërjen e këshillit.

Është një harxhim tepër i madh një milion apo dy milionë euro, ndoshta edhe nuk është dashur, por nëse nuk janë respektuar proceduar dhe ligjet atëherë është e nevojshme. Fajtor për shpërbërjen e këshillit të Tetovës një pjesë i ka fajët Administrata komunale ” tha Sulejmani për TS.

Portali TetovaSot prononcim kemi kërkuar edhe nga ish kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të flas hapur në lidhje me shpërbërjen e këshillit të komunës së Tetovës./TS/