VMRO-DPMNE kërkon që kryeministri Dimitar Kovaçevski të tregojë se çka negocion në fshehtësi grupi qeveritar në Sofje dhe se baza e propozimit a është shkatërrimi i pozicioneve maqedonase.

“Çfarë kërkon ekipi qeveritar në Sofje dhe a do të thotë Kovaçevski sërish se nuk e ka parë propozimin të negociohet nga njerëzit e tij? Kovaçevski me gënjeshtrën dhe manipulimin e tij rrezikoi shtetin.

Pozicionet e Maqedonisë janë shkelur përgjithmonë. Kovaçevski e rrezikoi edhe integrimin evropian të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Me propozimin e negociuar nga Kovaçevski, shtojnë nga partia e Mickoskit, që Maqedonia të hyjë në BE duhet të bullgarizohet.

“Nga synimet e para është penguar nga populli, komuniteti akademik, gazetarët, kolumnistët dhe VMRO-DPMNE. A po negocion tani sërish në një derë të vogël që bie ndesh me vijat e kuqe të Maqedonisë dhe pastaj do të thotë se nuk e ka parë propozimin. Gënjeshtrat e Kovaçevskit nuk kalojnë më. Zgjedhje menjëherë”, thonë nga partia opozitare.