Mbrojtja ruse: Raketat tona shkatërruan tanke dhe automjete të blinduara në Kiev

Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë me dije ditën e sotme se raketat ruse shkatërruan tanke T-72 dhe automjete të tjera të blinduara pranë Kievit që ishin furnizuar nga vendet e Evropës Lindore në Ukrainë.


Ministria shtoi se Forcat Hapësinore Ruse përdorën raketa me precizion të lartë të lëshuar nga ajri me rreze të gjatë veprimi në sulmet në periferi të kryeqytetit, duke goditur ndërtesat e një ndërmarrje për riparimin e makinave.

Njoftimi rus vjen pas shpërthimeve të shumta që tronditën Kievin mëngjesin e sotëm, në sulmet e para në kryeqytet pas disa javësh. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një person është shtruar në spital.