Lulzim Basha, antiteza e politikës së vjetër

Lulzim Basha, antiteza e politikës së vjetër
Nga Skënder Sadri KAPITI
Problemi i Partisë Demokratike ishte Berisha dhe e vjetra, ndërsa Lulzim Basha dhe e reja janë zgjidhja
Fakti që Partia Demokratike ka 9 vite që është në opozitë, vertetoi se problemi i Partisë Demokratike ishte, por vazhdon që të jetë akoma Berisha dhe politika e vjetër e akumuluar në të ashtuquajturin grupi regresiv i rithemelimit, apo më sakt do të quhej si grupi i vjetër i uzurpimit dhe riciklimit të mbetjeve, rrangallave dhe fantazmave të politikës së vjetër, si dhe i disa të rinjve egoist e të padinjitetshëm të cilët iu lëpinë të vjetërve ose duke u bashkuar me ta, apo edhe duke pritur e fërkuar duart që ta zëvëndësojnë ata Bashën, pavarësisht se nuk kanë as aftësi e as meritë për të qenë as deputetë të parlamentit.


Zgjidhja e Partisë Demokratike, ringritja, ndarja me të shkuarën dhe nga fantazmat e së kaluarës; ndarja me tranzicionin dhe ardhja në pushtet e Partisë Demokretike dhe si parti proamerikane ishte misioni,vizioni dhe përkushtimi i Lulzim Bashës dhe i disa bashkëpuntorëve të tij.
Grupimi rreth foltores i demokratëve , të atyre që vazhdojnë e mashtrohen edhe për pak kohë, pasi tani edhe ata u bindën se cfarë farse ishin zhvillimet foltoristike, në fakt e ka përcare PD-në dhe i shërben mjaft mirë që Edi Rama të penetrojë e te sundojë edhe pak kohë, ashtu sikurse edhe në këto vite rezulton se e vjetra, korrupsioni, padrejtësia dhe antiamerikanizmi i kryefoltoristit dhe të shpallurit “non grata” dhe i disa personave me role kyc në PD e ka mbajtur në pushtet Edi Ramën , dhe ata janë sot në krye të Partisë së Foltores.
Pra ata shpifësit që e akuzonin Bashën se bashkëpunonte me Ramën ,këta vetë tashmë dolën zbuluar se ata mbështesin Ramën , antiVeting-un dhe antiamerikanizmin e korrupsionin.U pa se cfarë përfaqësojnë foltoristët dhe Berisha,janë: e shkuara që identifikohen me korrupsionin,antiligjin, antidemokracinë, antiamerikanizmin dhe me mashtrimin.Basha ishte dhe është antiteza e tyre.