Ja kush emërohet drejtor i EMV-së

Ardijan Muça është emëruar drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike. Muça do ta zëvendësojë Danço Stojanovskin, i cili tashmë është shkarkuar nga ky funksion. Ndryshe, Ardijan Muça ka qenë drejtor i N.P. “Parqe dhe Gjelbërime”.