Hapet dera e selisë së Partisë Demokratike, mbështetësit e Berishës hyjnë me forcë

Është hapur dera kryesore e selisë së Partisë Demokratike. Mbështetësit e Sali Berishës kanë arritur që të hapin derën e fortifikuar dhe kanë hyrë në brendësi të selisë së partisë.


Ndërkohë që Sali Berisha lëshon turmën dhe thërret: Vetëpërmbahuni!

Berisha: Do mbetet protestë paqësore, i ftoj të gjithë të cilët do të shnderrojën bunkerin në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë.
Basha është i shkarkuar, unë kërkoj vetëpërmbajtje, vetëpërmbajtje. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama.