Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot qëndroi në Komunën e Sarajit ku takoi aktivistët dhe strukturat në shtabin komunal të Frontit Europian. Kandidati për deputet, Naim Bajrami, bashkë me kryetarin Sela dhe kandidatët e tjerë për deputetë të njësisë zgjedhore 1, takuam qytetarë të Sarajit dhe fshatit Bukoviç, ku shpërndamë edhe materiale dhe platformën qeverisëse të Frontit Europian.


Si në vendbanimet e tjera, ashtu edhe sot u konfirmua se mbështetja e qytetarëve më 8 maj do të jetë edhe më e madhe dhe fitorja e Frontit Europian edhe më e thellë.