Gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen nesër në kuadër të Javës së XVII-të, duke filluar nga ora 13:00.

Shkupi – Shkëndija do të jetë kryendeshja e kësaj jave, si një nga ndeshjet më vendimtare në Ligën e Parë, pasi Shkupi kryeson tabelën, derisa Shkëndija mundohet të mbrojë titullin e fituar në sezonin 2020/21.

Në këtë javë do të përballet edhe Renova kundër Tikveshit, ndërsa Struga Trim&Lum do të luajë si mysafir kundër ekipit të Skopjes.

Pelister – Borec, Makedonija Gj.P. – Akademija Pandev dhe Bregallnica – Rabotniçki janë tri ndeshjet tjera që do të luhen në orarin e njëjtë.

Në krye të tabelës së Ligës së Parë gjendet Shkupi me 38 pikë, e ndjekur nga Akademija Pandev 32 pikë dhe Shkëndija me 30 pikë. Renova gjendet në vendin e katër me 26 pikë, ndërsa Struga gjendet në vendin e gjashtë me 23 pikë.