Sali Berisha arrin në stadium, pritet me ovacione

Pas mbushjes së stadiumit “Air Albania” nga delegatët e PD-së dhe simpatizantë të partisë, Sali Berisha është ngjitur në tribunën kryesore përmes ovacioneve dhe brohoritjeve të mbështetësve.


Me propozim të tij është mbledhur sot Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku është paralajmëruar se do të ndryshohet statuti i partisë dhe do të shkarkohet kryetari Lulzim Basha.

Sipas verifikimit elektronik nga 7500 delegatë që ka PD-ja kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4000 delegatë.

Para nisjes së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi edhe njëherë organizatorët e “Foltores” dhe Berishën se nuk i kanë firmat e duhura për ta thirrur kuvendin.

Ai tha se për kuvendin e 18 dhjetorit që është thirrur nga kryesia kanë konfirmuar pjesëmarrjen 5259 anëtarë, ndërsa 1146 anëtarë kanë refuzuar./ A2 CNN