Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve për 97 familje. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Rama tha se tashmë është i qetë pasi në mendjen e tij do të jenë 97 familje më pak.


Teksa ngjiste shkallët dhe shikonte apartamentet, Rama u ndesh me një grua që i kërkoi të futej me këmbën e djathtë brenda shtëpisë. Por, siç duket kryeministrit kjo gjë nuk i ka pëlqyer pasi ‘të djathtën’ e lidhi me me politikën.


Ne të majtën kemi po hajt,”- tha Rama më tej.

Kur zbriti dhe po ecte bashkë me një grup qytetarësh, një grua zgjati dorën që ta takonte dhe i tha që ishte pa shtëpi. Gruaja shtoi më tej se priste shtëpi nga kryedemokrati Lulzim Basha, por kryeministri nisi të bënte batuta me këtë gjë.

“Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi,”- tha zonja.

“A ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën,”- shtoi kryeministri.