Përleshje me thikë në Hajvali, një person i plagosur e dy të arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur në Hajvali pas një përleshjeje fizike me një person tjetër.


Viktima është plagosur nga një mjet i mprehtë, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 22:00.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.