Nishani: Lulzim Basha tashmë është vetëm deputet

Bujar Nishani i cili ishte dje pjesë e Kuvendit të PD-së të thirrur nga Sali Berisha, ka thënë se Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet


“Nuk besoj se ka ndonjë individ që aspiron politikën e që t’i shkojë më sot pas Lulzim Bashës. Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë. Shqipëria do të bëhet!”, ka shkruar Nishani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që u organizua në stadiumin ‘Air Albania’ 4446 delegatë votuan për shakrimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, si dhe krijuan një statut të ri.