Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Fasano të Italisë mbrëmjen e djeshme.


Gjatë kontrollit, efektivët ndaluan shqiptarin në rrugë i cili po udhëtonte me një furgon të regjistruar në emër të një kompanie shqiptare.

Brenda automjetit policia gjeti 3 kg heroinë të fshehur brenda një frigoriferi e ndarë në 6 pako.

Policia i vuri prangat shqiptarit, ndërkohë që droga dhe furgoni u sekuestruan.