Gjakovë: Përderisa po ecte burri bie pa ndjenja dhe vdes

Një burrë ka vdekur në Gjakovë, i cili ra në tokë pa ndjenja përderisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij.


Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.