Gazetari Kastriot Berisha është zgjedhur gazetar i vitit 2021 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.


Berisha, i cili është gazetar në Kallxo.com, u shpërblye për punën e tij hulumtuese në sektorin e drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Shpresoj që ky çmim të jetë mesazh i qartë për të gjithë zyrtarët publikë, për prokurorët dhe gjyqtarët se ka gazetarë, juristë, organizata, të cilët dinë të analizojnë punën e tyre, dinë t’iu qëndrojnë mbi kokë dhe të publikojnë veprimet e tyre që janë të kundërligjshme”, ka thënë gazetari.

Berishës ia dha çmimin shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili edhe e vlerësoi punën e tij.

“Ky është çmimi më prestigjioz që do të jepet këtë pasdite dhe është një vepër gazetareske e madhe hulumtuese që ka një qasje profesionale për një periudhë të caktuar kohore, prodhon rezultate dhe pranohet mirë nga publiku”.