E diela ditë jo pune/ Zaev: Po bëjmë edhe një hap drejt përparimit të të drejtave të punëtorëve

Po e bëjmë edhe një hap drejtë përparimit të drejtave të punëtorëve dhe të drejtësisë sociale, shkroi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk prej se në Kuvend sot u votuan ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, me çka prej 1 janarit të 2022, e diela bëhet ditë jopune pra ditë e pushimit javor.


“Me këtë zgjidhje ligjore mundësohet vendosja e balancit në mes jetës private dhe profesinale të punëtorit. Kjo balancë kontribuon që punëtorit të jetë më efikas dhe më i motivuar në vendin e punës, ndërsa nga ana tjetër ka edhe jetë private – familjare dhe sociale, që përmbush nevojat e tij dhe të afërmëve të tij. U uroj të gjithë punëtorëve dhe punëtoreve. Ju jeni shtylla e ekonomisë sonë dhe fuqi lëvizëse e shtetit”, njoftoi kryeministri në largim në profilin e tij në Fejsbuk.

Në njoftim ai tregon se ligji i ri parashikon 50 për qind mëditje më të lartë për punonjësit e angazhuar në veprimtari për shkak të procesit tekniko-teknologjik nuk mund të ndërpriten; 100 për qind mëditje më të lartë për punë në të dielën për punonjësit në qendrat tregtare dhe 2 për qind nga qarkullimi i realizuar në qendrat tregtare në vitin paraprak për punë në të dielën dhe gjatë festave do të jepen për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë.

Ministrja e linjës Jagoda Shahpaska në Fejsbuk shkroi se prej 1 janarit e diela do të jetë ditë pushimi për 92 për qind të punonjësve.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e plotësuan premtimin që u dhanë punëtoreve – E diela, ditë pushimi javor bëhet realitet”, shkroi Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk.