Deputetët votuan, E DIELA DITË JO-PUNE!

Me 62 vota “pro” dhe asnjë kundër deputetët në Kuvend miratuan Ligjin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të punës, që nënkupton të dielën ditë jo-pune.


“E diela ditë jo pune tani është realitet. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë përmbushur premtimin që u kanë dhënë punëtorëve. “Nga 1 janari, e diela do të jetë ditë pushimi javor për 92% të punëtorëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.