Carovska: kemi ndryshime të mëdha në shkencë, MASH ndau 244 milion denarë për modernizim të laboratorëve shkencor dhe realizimin e projekteve kërkimoro-shkencor

Për tre vite kemi dyfish rritje të mjeteve në shkencën. Kemi edhe realizimin e tyre të plotë. Vetëm në muajin e kaluar, përmes dy thirrjeve publike kemi ndarë pothuajse 244 milionë denarë, prej të cilave 224 për mbështetje të resurseve laboratorike të cilat posedojnë institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor dhe 19 milionë denarë për realizimin e projekteve shkencore me interes të veçantë publik, të cilat do t’i zbatojnë shtatë institute publike shkencore në vend.


Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup, ku gjithashtu morri mjete në vlerë prej 6,5 milionë denarë për t’i modernizuar kushtet hapësinore, por edhe punën e dy laboratorëve në përbërje.

“Kjo nuk ka ndodhur moti kohë , prandaj për fat të keq, veprimtaria e arsimi të lartë dhe të shkencës ishin harruar nga disa qeveri të mëparshme. “Tani punojmë intensivisht për ta kompensuar atë dhe për të ngritur atmosferën për punë dhe krijimin e shkencës, në interes të përparimit të përgjithshëm socio-ekonomik”, tha Carovska.

Ministrja informoi se Fakulteti i Bujqësisë ka marrë rreth 2,5 milionë denarë për të investuar në rikonstruksionin e një pjese nga konstruksioni i klasave dhe çatisë dhe rreth 4 milionë denarë për ta përmirësuar kompetencën teknike dhe futjen e metodave të reja analitike në funksionimin e dy laboratorëve, të cilat siç tha, investimi do të jetë në dobi të më shumë palëve.

“Me këtë investim laboratorët sigurojnë mundësi për kuadrin mësimor dhe shkencor, për realizimin e hulumtimeve dhe analizave të shumta dhe më cilësore në pjesën e kontrollit të përbërjes dhe cilësisë së ushqimit. Më tej, investimi do të nënkuptojë mundësi për studentët për mësim praktik më cilësor dhe përgatitjen e mirë të tyre përmes përfitimit të aftësive të aplikuara, por do të jetë i dobishëm edhe për sektorin e biznesit që merret me prodhimin apo importin e ushqimit dhe që do të mund t’i shfrytëzojë shërbimet që i ofrojnë këto laboratorë”, potencoi Carovska, duke shtuar se ky është shembull i shkëlqyeshëm për investim në zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës së aplikuar.

Carovska tha se ditëve të fundit ka vizituar disa fakultete që kanë marrë mjete si mbështetje për punën e laboratorëve të tyre dhe tashmë janë duke u përgatitur për realizimin e investimeve, me çka ngritët motivimi tek mësimdhënësit dhe punëtorët shkencor për punë, më tepër dhe më shpesh flitet për shkencën, për projekte të reja dhe aktivitete të reja.

“Kemi ndryshime të mëdha në fushën e shkencës dhe ajo na motivon të vazhdojmë me politikat që i zbatojmë si mbështetje të këtij segmenti. “Sepse, qëndrimi im është që si shtet nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të investojmë në njohuri cilësore të qytetarëve, në projekte shkencore dhe hulumtuese që do të rezultojnë me inovacione në bazë të së cilës do të mund të jemi të njohur edhe konkurrent në plan ndërkombëtar”, deklaroi Carovska.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës