Basha në seli: Ne jemi PD, partia pro amerikane – e shkuara s’na ndal

Ndërsa në stadiumin “Air Albania” është duke u mbajtur kuvendi i Partisë Demokratike nga selia e kësaj partie, kreu Lulzim Basha mbajti një fjalim në ditëlindjen e 31-të të partisë më të madhe opozitare në vend.


Basha u shpreh se PD-ja është parti pro amerikane me vlera perëndimore dhe e shkuara nuk do t’i ndalë në misionin e tyre.

“Nuk jam unë një udhëheqës që kërkon ndjekës, por jemi udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Kjo ditëlindje e 31 na gjen zemërthyer sepse duhet të kalonim edhe një sprovë pas kaq shumë sprovash, por edhe tillë është rruga drejt vlerave dhe nuk mund të jetë ndryshe edhe rruga jonë. Ne do ta kalojmë këtë sprovë sepse jemi të bashkuar. Ne jemi vlerat e perëndimit, ne jemi PD, pro amerikane, parti e vlerave të perëndimit. Çdo përpjekje për ta ndalur këtë rrugë është dhe duhet të jetë e shkuara. Sot, ne jemi dhe unë jam këtu për të konfirmuar. E shkuara nuk do të na pengojë në misionin tonë të Shqipërisë”.

Në fund, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në kuvendin e dytë të PD, i parashikuar që të mbahet më 18 dhjetor./ A2 CNN