Gjatë ditës së djeshme është arrestuar zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse në banjot e kësaj shkolle.


Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rastin në Polici e ka raportuar babai i vajzës më 20 dhjetor.

“Në Stacionin policor Malishevë me date 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur”.

“Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 ne ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”.

“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bërë nga ana e personit cili ne ketë shkolle mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njërën prej banjove te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne toilet dhe aty kishte hyrë edhe I dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”.

Lidhur me ketë rast është intervistuar viktima dhe I dyshuari si dhe disa dëshmitar.

“Hetimet janë ne fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe për zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 ore”.