Historike/ Kultivohen 48 specat e parë në hapësirë, ja si u gatuan nga astronautët

Historia u shkrua nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pasi jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës, por edhe i konsumuan.


Astronautja e NASA – s, Megan MacArthur, një nga shtatë anëtarët e ekuipazhit që aktualisht jeton dhe punon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ( ISS ), krijoi atë që ajo e quajti “tacot më të mira hapësinore” duke përdorur disa nga specat që u mblodhën në hapësirë, pak mish viçi “fajita” dhe domate të konservuara.

Astronautëve iu desh të konsumonin specat e kuq dhe jeshil dhe të regjistronin përvojën e tyre pasi “tacot” ishin pjesë e një eksperimenti më të gjerë.

48 specat Hatch janë pjesë e një përpjekjeje të re të NASA-s për të testuar më shumë ushqime në funksion të misioneve afatgjata në Hënë dhe Mars.

Astronautët e NASA-s mbollën farat e specit “Kilit Hatch” në një Habitat të Avancuar të Bimëve, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED të kontrolluara nga një ekuipazh në Qendrën Hapësinore Kennedy. Gjithashtu ekziston një dhomë e ngjashme e njohur si Sistemi i Prodhimit të Perimeve, ku kultivohen për rreth gjashtë vjet perime, si sallatë jeshile, lakra dhe lule.
https://twitter.com/Astro_Megan/status/1454190385190907912?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1454190385190907912%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fmistere%2F461103%2Fhistorike-kultivohen-48-specat-e-pare-ne-hapesire-ja-si-u-gatuan-nga-astronautet%2F