Zaev: Raporti e thekson zbatimin e fuqishëm dhe vendimarrës për reformat e BE-së

Euroambasadori Dejvid Gir e dorëzoi raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut, i cili në tërësi e konfirmon progresin në të cilin punojmë me përkushtim, shkroi në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.


Ai theksoi se raporti e thekson zbatimin e plotë dhe vendimmarrës për reformat e BE-së, veçanërisht në sferat kyçe siç është sundimi i drejtësisë, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në bazë të kësaj, në raport rekomandohet fillim urgjent i bisedimeve për qasje për anëtarësim dhe konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit gjatë presidencës sllovene. KE në raport potencoi se reformat janë proces i vazhdueshëm dhe i gjatë i cili nuk duhet të ndërpritet dhe i cili kërkon përkushtim edhe nga opozita edhe nga pjesët e tjera të shoqërisë”, njoftoi Zaevi.

Kryeministri theksoi se raporti konfirmon se ecim me hapa të fuqishëm në rrugën evropiane.

“Ajo është rruga e vetme e cila sjellë standarde evropiane dhe jetë më të mirë”, shtoi Zaevi.