Mickoski dhe VMRO ka nis me lajme të rreme të shpif, dezinfomojë dhe të njollos gjithçka që është shqiptare.


 

Jo më larg se sot, Mickoski në stilin fake-news dhe i verbër nga dëshira për pushtet, nis e akuzon se, BDI dhe Ali Ahmeti paska organizuar një grup të armatosur diku në Çair dhe Butel.

 

BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nxitës të urrejtjes ndëretnike të Mickoskit një javë para 8 majit, ditën kur Fronti Europian do të shënojë fitoren e thellë.

 

I vetëdijshëm dhe i frikësuar se shërbëtorët e tyre të opozitës shqiptare do të pësojnë humbje të thellë, Mickoski qëllimshëm po rrezikon marrëdhëniet ndërtnike duke ndjellë frikë për destabilizim të situatës, dëshira dhe qëllimi kryesor i qendrave pro-ruse në Maqedoninë e Veriut.

 

Me këtë rast, BDI dhe Fronti Europian i bën thirrje qytetarëve, pa dallim etnie, të mos bien pre e shpifjeve dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike, pasi fjalori si i Mickoskit është agjendë e Moskës dhe Putinit, që duan destabilizimin e Maqedonisë së Veriut në veçanti dhe rajonit në përgjithësi.

 

Përkujtojmë opinionin se kur BDI ka organizuar zgjedhjet vitet e fundit, të njëjtat gjithmonë kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht.