Një vajzë tetëvjeçare iu është bashkuar një programi të lidhur me NASA-n për kërkimin e asteroideve, dhe tashmë ka identifikuar 18 shkëmbinj hapësinorë, sipas familjes së saj.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nicole Oliveira, nga Fortaleza, Brazil, ka zgjuar interesin për hapësirën që kur ishte shumë e vogël.

Vetëm tetëvjeçare ajo po njihet tashmë si ‘astronomja më e re në botë’ falë punës së saj me NASA-n, që përfshin gjithashtu ndjekjen e seminareve dhe takimin me figurat e shkencës.

Projekti me të cilin ajo është e përfshirë njihet si ‘Gjuetarët e Asteroideve’ dhe është krijuar për t’i njoftuar të rinjtë me shkencën, duke i ndihmuar ata të bëjnë zbulimet e tyre.