Një ese që të ngjall emocione të fuqishme

Prof.dr. Eshref Ymeri


Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, meriton
përgëzimet më të sinqerta dhe falënderimet më të
përzemërta për botimin në numrin e sotëm (04 tetor 2021)
të Portalit “Fjala e Lirë” të Esesë shumë prekëse, me
titull“Udhëtim në pyjet e këngëve çame”, të poetit të
talentuar Agim Mato. Në shënimin hyrës, Prof.dr. Fatmir
Terziu shkruan:
“Shkruar 1986. Hyn në shtyp në revistën “Nëntori”
dhe hequr nga shtypi me porosi të KQ të PPSH”.
Nuk e kam informacionin e duhur nëse kjo Ese është
botuar në ndonjë organ tjetër pas zëvendësimit të sistemit
komunist me një sistem neokomunist që po “gëzojmë” sot
pas demoshëmtisë dhjetoriste. Sidoqoftë, botimi i kësaj
Eseje në Portalin “Fjala e Lirë” 35 vjet pas krijimit të saj,
është një nderim i veçantë që Prof.dr. Fatmir Terziu i bën
poetit Agim Mato, i cili u largua për në botën e përtejme
më 10 maj 2021
Eseja më emocionoi tej mase, prandaj e hodha në
rojtinën e kompjuterit për ta lexuar kohë pas kohe, jo
vetëm në nderim të autorit të talentuar, por edhe në

2
nderim të Çamërisë, të cilën e dashuroj si vendlindjen
time. Heroina kryesore e asaj eseje është Çamëria, trualli
ynë amtar, të cilin banditët-shovinistë evropianë, për
pazotësin tonë, si komb, ia rrëmbyen trungut amtar dhe ia
bënë dhuratë Greqisë. Tragjedia e Çamërisë, vepër e
përbindshmne e shovinizmit grekokriminal, zbulon
tradhtinë e partisë komuniste, me në krye argatin e regjur
të grekosllavizmit Enver Hoxha, i cili e pati soditur me
gjakftohtësi kasaphanën e bishës së tërbuar Napolon
Zerva kundër vëllezërve dhe motrave tona çame. Argati i
Beogradit dhe i Athinës Enver Hoxha, atje, në jug të
vendit, kishte trupa partizane, por tradhtia ndaj atdheut
amë nuk e lejoi që t’i fuste në truallin e Çamërisë për t’i
dhënë dajakun që meritonte kryekriminelit Zerva dhe të
shmangte atë masakër të lemerishme. Nuk e bëri një gjë të
tillë, sepse zbatonte me rreptësi të madhe porositë e prera
që i jepnin dy emisarët e Beogradit, Dushani dhe
Miladini, dy komisarët e Titos në Shqipëri, të cilët,
faktikisht, drejtonin partinë komuniste dhe ushtrinë. Partia
komuniste dhe kryetradhtari i saj Enver Hoxha, ashtu siç
tradhtuan Çamërinë më 27 qershor 1944, po ashtu patën
tradhtuar Dardaninë që gjatë viteve të luftës, kur u bënë
bashkëpunëtorë të serbosllavizmit në kryerjen e masakrës
së Tivarit. Qëndrimin tradhtar ndaj Dardanisë dhe trojeve
të tjera shqiptare në Jugosllavi, ata e vazhduan edhe pas
luftës, kur Beogradi, në vitet ’50, nëshkruante
marrëveshje me Ankaranë për shërnguljen me dhunë të
shqiptarëve rrënjës drejt Turqisë. Po ashtu, nuk u bënë të

3
gjallë për mbrojtjen e vëllezërve tanë dardanë gjatë
dhunës së egër që serbosllavizmi ushtroi në Prishtinë kur
patën shpërthyer demonstratat e fuqishme të vitit 1981. Të
njëjtin qëndrim tradhtar mbajtën partia komuniste dhe
pasardhësi i Enver Hoxhës, krimineli Ramiz Alia, edhe në
ngjarjet e vitit 1989, kur Beogradi e shfuqizoi autonominë
e Dardanisë, duke e shndërruar atë në koloni të Serbisë.
Pasardhësit e veteranëve komunistë, neokomunistët që
dolën në skenë pas demoshëmtisë dhjetoriste, e vazhduan
tradhtinë e etërve të tyre në qëndrimin ndaj Dardanisë.
Kur Millosheviçi, kryebanditi i gadishullit tonë, në vitin
1998 dhe në fillim të vitit 1999, pati nisur masakrimin e
Dardanisë, partia neomuniste dhe udhëheqja e saj nuk
ndërhynë ushtarakisht absolutisht, paçka se në Veri të
vendit, siç më ka rrëfyer një ushtarak i lartë i forcave të
armatosura, asokohe ishin të pozicionuar 400 tanke. Ky
ishte një qëndrim i turpshëm nga ana e udhëheqjes
tradhtare të atdheut amë ndaj bashkatdhetarëve tanë
dardanë. Prandaj edhe ndalimi i botimit në revistën
“Nëntori” të vitit 1986 i esesë së shkëlqyer të poetit Agim
Mato, dëshmon për vazhdimësinë traditës së tradhtisë së
partisë komuniste dhe të udhëheqjes së saj ndaj
bashkëkombasve tanë çamë. Fakti që Tirana zyrtare nuk
ngriti kurrë padi në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
për masakrën e Tivarit, për masakrimin Çamërisë dhe për
masakrimin e Dardanisë, flet fare qartë se udhëheqja
shqiptare e atdheut amë ka qenë, është dhe vazhdon të
mbetet kështjella e tradhtisë kombëtare, me

4
kryekështjellarin Rama majë saj, i cili flirton me afsh të
nxehtë me kriminelin Vuçiç, trashëgimtarin e veprës së
Millosheviçit.
San Diego, Kaliforni
04 tetor 2021