Ky kandidat për kryetar komune thotë se ka ‘Ferrari’ modest, 70-80 mijë euro

Kandidati i partisë NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, në një debat zgjedhor është pyetur për veturën të cilën e posedon.


Hasani deklaroi se vozit një veturë modeste, të tipit “Ferrari”, derisa ka shtuar se çmimi i saj është rreth 80 mijë euro.

“Veturë modeste, dhuratë. Ferrari, 70-80 mijë euro. si krejtë kandidatët tjerë”, ka deklaruar Hasani.

Ndryshe, më parë ai kishte publikuar në rrjete sociale foto me veturën të cilën e ka përmendur mbrëmë.