Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Policia në Ferizaj arritur të identifikojë një personin i cili me automjetin e udhëtarëve, ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën “Enver Topalli”.


Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia, e ftoi qytetarin B.L (M/K) 46 vjeçar, në stacionin policor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro

Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322- 406.