Vuçiq, Borrellit: Autoritetet e Prishtinës me sjellje të papërgjegjshme dhe kriminale

Është zbardhur së fundit biseda të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar përmes telefonit me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josepp Borrell.


Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se Serbia do vazhdojë të respektopjë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, të gjitha rregulloret ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv.

Tutje thuhet se Vuçiq i ka thënë Borrellit se Serbia nuk do heq dorë nga angazhimi i saj për paqen, sipas tij, pavarësisht ”sjelljes së papërgjegjshme, joserioze dhe kriminale nga autoritetet e Prishtinës”.

Vuçiq sot zhvilloi bisedë telefonike Borrell ku me atë rast, përfaqësuesi i Lartë i BE-së bëri thirrje për durim, ruajtjen e paqes dhe vazhdimin e dialogut në Bruksel, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.