Taravari i gënjyer nga turma, flet për fitoret e paqena

Koment Tetovasot
Si shumë politikanë humbës edhe Taravari ra në grackën e” turmës ” .Ajo pamje ka gënjyer shumë parti deri tani që në sheshin e ” madh të lavdisë” kanë festuar fitoret para kohe .
Por cuditërisht me kalimin e ditëve , orëve dhe me afrimin e ditës së zgjedhjeve ata njerëz se ku shkojnë një zot e di dhe më pas nga ekzaltimi duke parë” turmën” nisin justifikimet për zgjedhje të vjedhura , jo demokratike vetëm për ti ikur përgjegjësisë personale, politike rrethuar nga një grusht njerëzish që kanë harruar kur kanë hyrë në politikë dhe sa numërojnë humbje , nuk u kujtohet të ikin .


Taravari e pa turmën si shumë paraardhës të tij politik por edhe ai u josh nga fitorja para kohe duke dhënë një deklaratë pompoze: Fitoi populli.
Por ato sheshe më parë i kanë mbushur trefish më shumë edhe parti tjera , por në mbrëmjen e së dielës kur përfundonte procesi zgjedhorë dhe niste numërimi i votave, tjetër këngë këndohej për fituesit e vërtetë dhe tjetër moment zemërvrarë ishte për ata votues opozitarë që u mbylleshin horizontet sepse ishin mashtruar nga propaganda e liderëve të tyre .

Taravari në sheshin e ndërtuar nga BDI-ja, e atij sheshi heroi të madh shqiptar nuk mësoi një gjë , ose nuk kanë mësuar më saktë një gjë të vetme: Si fitohet.
Pjesa tjetër është një prognozë e kripur para kohe me triumfin fallso sepse pas 17 tetorit sërish pushtimin do ta ketë ngjyra e gjelbërt.