NATO reagon pas marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë

NATO e ka mirëpritur marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u arrit sot me ndërmjetësimin e Brukselit.


Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se mirëpresin marrëveshjen për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës dhe misioni i KFOR-it do të luaj rol themelor për të siguruar zbatimin e saj.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë një rol themelor për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999 që mandatin KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Lungescu.

Më tej ajo ka përendur takimin e Sekretarit të Përgjjitshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin zëdhënësja e NATO-s e përmend vetëm me emër duke ju shmangur termit ‘kryeministër.

Po ashtu, është bërë e ditur se nesër i emëruari i BE-së për dialogn Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet me Sekretarin Stoltenberg.

“Ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli me Presidentin Vuçiç dhe Albin Kurtin për nevojën për të de-përshkallëzuar, treguar përmbajtje dhe kthim në dialog; dhe mezi presim që nesër të kemi Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut”, deklaroi ajo.

NATO konfirmon se vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekje të tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është çelësi për stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha zëdhënësja e NATO-s.