Policia vijin kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e Aldo Ramës, i cili qëlloi për vdekje efektivin Saimir Hoxha në Lezhë

Një zonë ku dyshohet se është fshehur 21-vjeçsri vijojnë kërkimet nga ajri por edhe nga toka. Burime për media bëjnë me dije se 21-vjeçari, i cili dyshohet e ndodhet i fshehur në një banesë ka qëlluar dyy herë me armë në drejtim të helikopterit që patrullon nga ajri.

Kontrolle po kryhen edhe me qen të stërvitur, ndërsa në zonën e Kune-Vainit ka prani të madhe të forcave të policisë.

Kujtojmë që efekrivi Saimir Hoxha i kishte bërë shenjë makinës ku ndodhej 21 vjeçari për bërë një kontroll, ku i fundit ka qëlluar me armë policin, ku plubi në zeeemër i ka marrë jetën babait të dy fëmijëve.

“Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente  kanë konststuat  zonën  e mbrojtur  në Kunë një person që lëviz me shpejtësi në thellësi të pyllit dhe dyshohet se ështe autor i ngjarjes.

Një grup i RENEA-s është duke kontrolluar zonën me helikopter, ndersa grupe të tjera te RENEA-s dhe FNSH nga toka  bashkë me policinë lokale  janë në ndjekje të tij” njofton policia.