Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni Aleanca, Alternativa dhe VMRO-DPMNE, Bekim Sali në një intervistë për portalin republika.mk ka thënë se partinë e tij me VMRO-DPMNE-në e ka bashkuar lufta kundër korrupsionit, transmeton opinionshqip.live


Sali ka harruar se pikërisht VMRO-DPMNE, pothuajse gjysmën e kryesisë e ka nëpër burgje, të dënuar pikërisht për korrupsion gjatë pushtetit të tyre, kurse ish lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari me qëllim që t’i shmanget përgjegjësisë për korrupsion të shkaktuan në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bekim Sali ka harruar se pikërisht partia e koalicionit të tyre VMRO-DPMNE, përkatësisht lideri aktual i saj, Hristijan Mickoski ishte në turmën e protestuesve të dhunshëm të cilët me 27 Prill 2017 rrahën gati për vdekje, Zadin Selën, kurse ofenduan vazhdimisht shqiptaët.

Sali është shprehur tejet i kënaqur nga vendimi që VMRO-DPMNE të hyjë koalicion me Aleancën dhe Alternativën pasi që vlerëson se vota e tyre është veçanërisht e rëndësishme.