Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shkrepur fotografi dhe kanë incizuar në afërsi të kampit “Belvedere” në Mitrovicë të Jugut, zonë kjo në të cilën ndalohet fotografimi.

Të dyshuar në këtë rast, sipas policisë, janë dy meshkuj dhe një femër dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.