Arrestohen disa persona për marihuanë në Tetovë

Efektivët e policisë të SPB Tetovë dje reth orës 16.00, në kryqëzimin e rrugëve "Bllagoja
Toska" dhe "Boris Kidriç" në Tetovë, kanë privuar
nga liria personat M.M. (21), S.K. (24), I.S. (27) nga
Tetova dhe A.S. (24) nga Brvenica e Tetovë. Gjatë
kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën e tyre
"Pezho" me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar
npersoni A.S., është gjet marihuanë. Të katër
personat janë ndaluar në Stacionin Policor të
Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e rastit,
pas së cilës do të përgaditet parashtresa adekuate.TS