Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë, të gjitha 43 vendvotimet janë hapur me kohë.


“Vendvotimet janë hapur në orën shtat. Votimi në Komunën e Dibrës po zbatohet në 27 vendvotime prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepisht, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Të drejtë vote kanë 19.334 votues, që është për 123 votues më shumë, krahsauar me ciklin e fundit zgjehdor, zgjehdjet lokale në tertor të vitit 2021. Dje të drejtën e tyre të votimit e realizuan 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm”, tha Rilind Hasa, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor në Dibër.

Sipas Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-Qendra Zhupë, edhe në këtë komunë vendvotimet janë hapur me kohë.