Me datë 21.04.2024 në ora 08:50 në autostradën Shkup-Tetovë, më saktë tek stacioni i pagesës rrugore-Zhelinë, punonjësit policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor-Tetovë, kanë privuar nga liria personin V.M (49) nga Podgorci i Strugës, për shkak se ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS