Katër raste të dhunës në familje, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.


Një rast ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, derisa ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Nën ndikimin e alkoolit, edhe një tjetër në Ferizaj po dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas dhe djalit.

Një i dyshuar tjetër, është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

E një tjetër është prangosur në Prizren sepse dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, njofton policia, raporton Klankosova.tv.