Një 2-vjeçar afgan që ishte akomoduar në Lezhë ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku policia thotë se aksidentalisht, duke luajtur, i mituri është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.