Një grua që pretendon se ka buzët më të mëdha në botë tani ka një mision për të bërë edhe mollëzat më të mëdha në botë.


Siç thuhet, 25-vjeçarja, Andrea Ivanova ka shpenzuar tashmë rreth 1,850 euro për mbushjen e mollëzave deri më tani si dhe bërë ndërhyrje edhe tek mjekra, nofulla dhe buzët, por mjekët janë të shqetësuar për injektimin e ndonjë mbushësi më tepër në fytyrën e saj pasi mund të jetë fatale, transmeton Telegrafi.

Influencuesja bullgare e mediave sociale filloi të kryente punën ndërhyrje kozmetike në vitin 2018, pasi synonte të dukej si një kukull Bratz – dhe tashmë ka shpenzuar 9,250 euro vetëm për mbushjen e buzëve gjatë transformimit të saj.

Duke i vënë sytë nga çmimi për rekordin e ri, Andrea dëshiron të injorojë shqetësimet e mjekëve për të bërë ndërhyrje të mëtejshme në fytyrën e saj.
“Unë përveç që kem buzët më të mëdha në botë, të bëjë edhe mollëzat më të mëdha. Unë kam bërë deri më tani katër injeksione të acidit hialuronik në mollëzat e mia, por do t’i bëj edhe dy të tjera”, tha ajo.