Dafina pas lansimit të këngës së re, paralajmëron hit me Getoar Selimin

Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të jetë aktive me këngë të reja


Nuk kalon muaji dhe Dafina të mos lansojë së paku një këngë e ndonjëherë edhe dy të tilla.

Sonte ajo ka lansuar këngën e saj me Rrzon e cila quhet “Fuxk You”, këngë kjo që është lansuar në kanalin e producentit të njohur kosovar.

Por, këngëtarja nuk ndalhet me kaq.

Në disa instastory të saj ajo shihet në një foto me reperin e njohur Getoar Selimi me të cilin ka paralajmëruar një këngë të re.

“2023 @GhettoGeasy”, ka shkruar ajo mbi këtë foto.