Titull i rëndësishëm për Guardiolan, qan nga gëzimi (VIDEO)

Tripleta është më afër se kurrë për Manchester Cityn.


Pasi e fituan Premierligën, “Citizens” kanë triumfuar edhe në FA Cup.

Ishte finale e dy ekipeve nga Manchesteri, ku “Blutë” u treguan më të mirë duke fituar me rezultat 2:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u pa duke qarë.