4-vjeçarja humb jetën në kështjellën prej gome, stafi i hutuar nga telefoni

Një vajzë 4 vjeçare ka humbur jetën ndërsa ishte duke luajtur në një park lojërash.


Nëna e saj e shqetësuar që nuk po i dëgjonte më të qeshurën i kërkoi stafit përgjegjës për lodrat që të shkonin e ta kontrollonin, e ndërsa kontrolli u bë, vogëlushja u gjet e pa jetë e ngatërruar në litarët e kështjellës.

Tragjedia ndodhi fundjavën e kaluar në një park argëtimi në qytetin Mykolaiv, në Ukrainën jugore të shkatërruar nga lufta , fundjavën e kaluar.

Menjëherë u thirr ambulanca dhe një person tjetër u përpoq t’i bënte frymëmarrje artificiale.