Vendimi qeveritar që ia zbulon blofin Shaqir Fetait

Vizat dalëse janë recidivë e ish-sistemit komunist! Udhëtarët e shteteve demokratike kanë nevojë (jo domosdo) për viza hyrëse në shtetin që e vizitojnë e që mund të mos ketë marëdhënie diplomatike ndërshtetërore. Më në fund, Qeveria e Maqedonisë së Veriut u ndërmend se po bën një padrejtësi absolute kundër haxhilerëve me regjimin e vizave dalëse, ndaj dhe të njëjtat i hoqi. Por, a e zbriti këtë shërbim Shaqir Fetai nga çmimi i Haxhit të sivjemë? A do t’ua kthejë haxhilerëve paratë e vizave, por edhe të vaksinave, sepse ato vijnë gratis nga Republika e Turqisë


 

 

Nga Mahir Rexhepi

 

 

Dy komunikata që e nënvlerësojnë njëra tjetrën: komunikata e Shaqir Fetait dhe komunikata e zëvëndëskryeministrit të parë të Qeverisë, z. Aran Grubit!

Shaqir Fetai pohon se më në fund Qeveria e Maqedonisë së Veriut reflektoi dhe e plotësoi kërkesën e tij shtruar kësaj Qeverie, lidhur me heqjen e vizave dalëse për haxhilerët që ishte vënë që në fillim të viteve ’90. Më herët ishte edhe për ata që dëshironin ta vizitonin Shqipërinë! Pra, vizat dalëse ishin si një lloj pengese për të udhëtuar në ato shtete me të cilat shteti i udhëtarit nuk kishte marëdhënie diplomatike! Shaqir Fetai për 30 vite nuk u kujtua që të kërkojë që kjo vizë të hiqet. Shaqir Fetai as që e ka ditur se pse është viza dhe a mund të hiqet! Shaqir Fetait, meqë i prish mjaft punë heqja e vizës në këtë kohë, e përçmon qëndrimin e qeverisë duke e interpretuar atë si dorëzim para “trysnisë” së tij që ia paska shtruar në formë kërkese!

Shaqir Fetai deklaron: “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me propozim të Ministrisë së Brendshme hoqi vizat dalëse për haxhilerët. Me këtë u realizua kërkesa e Rijasetit të BFI drejtuar MPB, respektivisht Qeverisë së RMV”!

Ndërsa, zv/kryeministri i parë, z. Artan Grubi askund nuk përmend as kërkesë të Shaqir Fetait dhe as që e llogaritë këtë matrapaz dhe, thotë: “Po ndaj me ju lajmin se në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuam vendimin për heqjen e vizave dalëse për kryerjen më të lehtë të obligimit fetar të besimtarëve myslimanë të vendit tonë – Haxhit. Qeveria me kujdes do të ndjekë udhëtimit e haxhinjve dhe do të jetë e hapur për çfarëdo lloj ndihme që atyre do t’ju nevojitet nga institucionet shtetërore”, shkruan në Facebook, zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Shaqir Fetai, tashmë i dëshmuar si kallëpi i skuthit, këtë gatishmëri qeveritare, respektivisht të drejtuesve shqiptarë të institucioneve shtetërore, e përkthen në këtë formë: “Njiherit Qeveria e RMV deklaroi se do jetë plotësisht në shërbim të organizimit të Haxhit”! Kjo i bie që Qeveria e Maqedonisë do të jetë koorganizatore e Haxhit bashkë me BFI-në e Shaqir Fetait. A është në vete ky farë matufi a ka dalë krejtësisht prej kollsekut! Qeveria nuk mund të jetë në shërbim të organizatorëve matrapazë, por, detyrimisht duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të vet, pra të haxhilerëve. Nëse është kështu, atëherë, qeveria urgjentisht duhet të kërkojë prej organizatorëve hajdutë të BFI-së që sa më shpejt ta zbresin çmimin e haxhit si dhe t’ua kthejnë haxhilerëve paratë e vizave dalëse. Sepse, në komunikatën e BFI-së, në arsyetimin se pse çmimi i sivjemë është kaq i lartë, veç të tjerash, në pikën e parafundit të arsyetimit, thonë se, në këtë çmim hyn edhe viza dalëse! Qeveria duhet të intervenojë dhe dhënien e vaksinës duhet ta konsiderojë si shërbim ndaj qytetarëve, sepse, nuk shpenzon asgjë për këto vaksina të cilat vit për vit vijnë gratis nga Turqia. Prandaj, edhe për këtë “çmim” të vaksinve duhet të kërkojë që t’u kthehen paratë haxhilerëve me çrast dukshëm do të zbriste çmimi!

 

2.

Vitin e kaluar, Shaqir Fetai nuk shkoi në haxh! Ishte nën trysninë e medresantëve të cilët, më në fund u ndërgjegjësuan dhe u ngritën kundër lojës së ndytë të Shaqir Fetait, i cili, në emër të lojalitetit të flliqtë të tij karshi vendimeve shantazhuese qeveritare (për degradim të vakëfit të nacionalizuar!), nuk po ia del që t’ua zgjidhë problemin e regjistrimit të medresantëve nëpër fakultetet shtetërore. Me këtë qëndrim të pistë Shaqir Fetai po ua ndërpret karrierën akademike qindra motrave dhe bijave tona, qindra vëllezërve dhe djemve tanë! I frikësuar se do t’i dalë situata nga duart rrencaku u fut në mesin e nxënësve dhe, për t’u mirëpritur, atyre iu drejtua: “Akreditimi i Medresesë është gati! Sivjet nuk do të shkoj në haxh! Arafati im sivjet do të jetë akreditimi i Medresesë që do ta bëjmë këto ditë”! I rrejti në ditë me diell. Edhe sot e kësaj dite nuk ka akreditim!

Sivjet nuk do të shkojë në haxh jo sepse do ta akreditojë Medresenë, por sepse në Berlin e ka humbur pasaportën diplomatke (apo e ka kontrabanduar me ndonjë “vëlla mysliman” nga shërbimet sekrete ruse)!

Shaqir Fetai paska pritur maturantët e Medresesë sonë dhe u paska premtuar që edhe sivjet do të jetë në mesin e tyre për mbrëmjen e maturës! Me sa fytyrë do t’u dalë përpara. Nuk e ka dert Shaqir Fetai nëse u del edhe pa fytyrë (imoral), me atë pamje prej kozaku! Sërish do t’i gënjejë! Nuk ka akreditim, porse ka “pehlivanllëk” të Shaqir Fetait për t’ia “ngulur” Qeverisë! A do t’ju tregojë Shaqir Fetai medresantëve se tashmë ka hequ dorë nga koncepti i Medresë klasike! Nëse akreditohet Medresja nuk do të jetë ajo Medrese siç e themeloi BFI-ja, por, do të jetë një Medrese e tradhëtuar prej Shaqir Fetait, një vatër arsimore me 40 për qind lëndë profesionale dhe me 60 për qind lëndë të përgjithshme. Kjo do të thotë se, nuk do të kemi hoxhallarë të mirëfilltë nëse nuk do të kryejnë plus ndonjë kurs një apo dy vite pë hoxhë klasik!

A do t’ua thotë medresantëve Shaqir Fetai se ka hequr dorë nga Medresja klasike, edhe atë, si në rastin e përqindjes së lëndëve edhe në rastin e dytë, vendimin e ka sjellë krye më vete, pa respektuar kurrfarë organi të BFI-së! Medreseja, sipas djallëzisë së Shaqir Fetait, do të jetë vatër arsimore publiko-privat me të drejta të barabarta. Me këtë do të prishet edhe sistemi i fitrit, i zeqatit, i kontributeve vullnetare etj. Sepse, duke qenë publiko-privat, përqindja e derejtimit përtej drejtimit të BFI-së, mund të jetë e tmerrshme për secilën shkollë fetare, përtej të drejtës për t’u financuar nga fitrat dhe zeqati, nga kontributet dhe djersa e myslimanëve tanë. Zoti na ruajt prej djallëzive të Shaqir Fetait!

 

3.

Shaqir Fetai vazhdon me informimin se ka pritur filan personalitetin, filan udbashin, filan drejtorin, filan ministrin, filan patriotin… Po, ai i pret dhe është i gatshëm t’i presë të gjithë, madje edhe të informojë mbi këtë aktivitet prej debilli.

Shaqir Fetai nuk mban llogari se mund t’ia njllosë biografinë personave që i pret! Ai dëshiron që të ketë sa më shumë njerëz me njollë në biografi siç e ka ky farë dinsëzi. Shaqir Fetai askund nuk bën hajër! Gjithkund ku shkel këmba e tij e pistë, aty bie mallkimi, nuk ecin mirë punët, zvarriten gjërat, zhvillimet shkojnë rëndë e më rëndë. Nuk është kurrfarë kënaqësie takimi me Shaqir Fetain, përkundrazi, është një inat më shumë tek popullata e përgjithshme. Kjo u pa me çmimin e haxhit, i cili, sapo u publikua, u komentua nga mijëra qytetarë; të gjitha komentet ishin përplotë urrejtje kundër Shaqir Fetait.

Shaqir Fetai nuk i duhet asnjë subjekti politik, nuk i duhet asjë organi fetar, nuk i duhet asnjë subjekti juridik e fizik, sepse është intrigant, sepse i shfrytëzon për interesa meskine. Çdo bashkëpunim me Shaqir Fetain është haram, i destinuar të dështojë bashkëpunuesi, sepse, bashkëpunimin Shaqir Fetai e vë në shërbim të interesit të vet të pistë.

 

4.

Është aq i poshtër Shaqir Fetai sa i lejon vetes që të tallet edhe me dëshmorët e kombit! E fton të birin e një dëshmori në zyren e vet dhe i kumton se paska autorizuar një person që do ta kryej haxhin për babain e tij dëshmor! Po kush është Shaqir Fetai që të autorizojë delil! Po a është në tokë të bukës ky manjak a jo! Apo, i duhet pak “lagështi” edhe prej dëshmërove. ORAO cakton se kush do të shkojë delil për dëshmorin e kombit?! Manipulator i ulët, i shthurur, i dobët! Vendimi dhe pajtesa për delil i përket familjes dhe kurrësesi Shaqir Fetait, aq më pak një udbashi!

 

5.

Një sugjerim për myftinitë e vendit, për hoxhallarët e muhafizët që, natë e ditë mundohen, sakrifikojnë nga vetja e nga familja vetëm e vetëm që të nxjerrin hafëzlerë të rinjë. Nuk është e ndershme që tërë atë mund e sakrificë t’ia dorëzojnë në fund myftiut e ky Shaqir Fetait. Për hirë të hafëzlerëve të rinj, mos e bëni këtë gabim! Nuk është e ndershme nga hafizat e rinj që ata të njollosen me prezencën e Shaqir Fetait në çastin e “çertifikimit” zyrtar të personit si “Rojtar i Kuranit”! Një ditë, kur do të rriten këta hafëzlerë, kur do të kuptojnë se janë “promovuar” nga një spiun i UDB-së, do të ndjehen shumë keq! Mos u tallni me çilërsinë e tyre, me fisnikërinë dhe bujarinë e tyre. Ata në momentin e kalimit të provimit para komisionit të hifzit, janë në delir, janë fëmijët më të lumtur në botë dhe, në të tilla emocione, ata e gëlltisin edhe prezencën e udbashëve, por që, më vonë, do të ndjehen shumë keq.

Një udbash, një hajdut, një rrenc, një manipulator, një tradhëtar, një intrigant si puna e Shaqir Fetait, të dorëzojë çertifikatën e hifzit dhe me këtë akt të mos respektohet vetë muafizi, kjo me të vërtetë që përbën problem të madh, na bën të pyesim veten se sa të pastër dhe të ndershëm jemi në besim! Allahu na udhëzoftë!