Franca regjistron fitoren e dytë, vendos goli i Pavardit

Franca ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.


Pas fitores ndaj Holandës para tre ditësh, “Gjelat” sonte triumfuan në udhëtim ndaj Irlandës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Aviva” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për francezët e shënoi Benjamin Pavard, në minutën e 50-të.

Franca pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin B, kurse Irlanda është në pozitën e parafundit (4) me zero pikë.