Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, lëkundjet ndihen deri në Indi

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Afganistanin lindor më herët gjatë ditës së sotme, si dhe pjesë të Pakistanit dhe Indisë.


Epiqendra e tërmetit ndodhet në masivin Indo-Kaukas (Hindu Kush), pranë kufijve të Afganistanit me Pakistanin dhe Taxhikistanin, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në rreth 190 kilometra , sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Instituti i Studimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS).

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre në panik dhe shumë këndonin vargje nga Kurani , raportoi një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në qytetin e Rawalpindi, Pakistan, ndërkohë që kishte dëshmi të ngjashme nga Lahore.