Sulmohet fizikisht një i ri nga Tearca

 Dje (20-mars) rreth orës 19:50, në Tearcë të Tetovës, zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liriaa A.B. (21) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëfshatari i tij 21-vjeçar A.K. se rreth orës 18.00 në fshat e ka sulmuar fizikisht. Në sulmin, sipas kallëzimit, i cili më pas u shndërrua në një përleshje fizike mes tyre për shkak të mardhënjeve të pazgjidhura lidhur me shitblerje, A.B. kishte përdorur edhe një mjet metalik. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.TS