“Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor” kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi informon Tetovasot.


Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë.

Grubi tha se vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në institucionet kulturore do të aplikohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në muajin prill.Tetovasot