Policia turke ka ndaluar 18 persona, dhe arrestuar pesë të tjerë për postime provokuese mbi tërmetin

Të paktën 18 persona janë ndaluar, dhe pesë u arrestuan pas postimeve provokuese në platformat e mediave sociale në lidhje me tërmetin e Turqisë, sipas cicërimave të Forcave Policore Turke të mërkurën.


Forca Policore Turke shkroi në Twitter se 202 menaxherë llogarish “të cilët bënë postime provokuese për tërmetin në platformat e mediave sociale u zbuluan”.

“Uebfaqet që donin të abuzonin me qytetarët tanë dashamirës u mbyllën”, shton ajo.

Të mërkurën, kompania e monitorimit të rrjetit NetBlocks tha se filtrimi i trafikut ishte aplikuar në nivelin e ofruesit të shërbimit të internetit që po i pengonte përdoruesit e Twitter të arrinin në faqen e mediave sociale.

Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi për veprimet provokuese gjatë vizitës së tij në rajonin e tërmetit në Kahramanmaras të mërkurën.

“Dua që miqtë e mi të shtypit të mos u japin mundësi atyre që u japin mundësi këtyre provokimeve”.