Shaqiri: Të gjitha qëllimet programore i kemi arritur në vitin 2022, arsimi është fushë prioritare për investime edhe këtë vitë

Pavarësisht sfidave të shumta në vitin 2022, ne arritëm të realizojmë pothuajse të gjitha qëllimet e përcaktuara programore në arsim. Fokusi ishte i vendosur në disa komponentë – infrastruktura, programe mësimore të dhe teksteve shkollore, mbështetje për zhvillimin profesional dhe ngritjen e motivimit të kuadrit mësimdhënës, përfshirjen, avancimin e standardeve të nxënësve dhe studentëve dhe investime në shkencë dhe kërkime .Të njëjtat prioritete mbeten edhe këtë vit, për të cilin kemi buxhet prej 450 milionë euro, 8.4% më i lartë se vitin e kaluar. Kjo konfirmon se arsimi do të jetë fushë prioritare për investime, edhe në kushtet e krizës të theksuar ekonomike dhe energjetike.


Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në diskutimin e sotëm të panelit kushtuar investimeve në arsim, kulturë dhe mjedis, të organizuar në kuadër të konferencës dyditore “Viti i mundësive të reja” të mbajtur në Shkup, dhe me rastin e një viti të mandatit të përbërjes së re qeveritare. Duke iu referuar punës së bërë në vitin 2022, ai bëri të ditur se këtë vit ritmet e punës do të intensifikohen, pasi, siç tha ai, po intensifikohet edhe i gjithë procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

„ Me buxhet prej 1 miliard denarë për infrastrukturë në vitin 2022 dhe realizim mbi 95%, arritëm të përfundojmë ndërtimin e 3 objekteve shkollore, ndërsa 3 janë ende në ndërtim e sipër. Kemi rikonstruktuar rreth 30 shkolla dhe janë duke u rikonstruktuar 20. Ka përfunduar ndërtimi i 6 sallave sportive të shkollave. Në ndërkohë, të gjitha shkollat fillore fituan kabinete të reja të shkencave natyrore, ose ato që ekzistonin u pajisën me pajisje moderne dhe mjete vizuale ”, ka thënë Shaqiri.
Ai shtoi se këtë vit MASH ka 9% më shumë mjete financiare se vitin e kaluar për infrastrukturën.

„Do ta përfundojmë atë që kemi filluar dhe do të vijojë ndërtimi i disa objekteve të reja, për shembull objekti për nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, zgjerimi i objekteve të FINKI-t dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup. objekt i ri për gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri”.Do të fillojnë aktivitetet për rikonstruksionin e plotë të të 9 konvikteve shtetërore të studentëve dhe brenda 30 muajve ato duhet të bëhen moderne dhe me efikasitet të energjisë. Do të vendosim gurthemelin e 10 sallave të reja sportive të shkollave”, ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Në planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2023, është paraparë edhe fillimi i ndërtimit të tualeteve për nxënësit me nevoja të veçanta dhe hyrje aksesi në 118 shkolla fillore. Kjo, siç tha Shaqiri, është një kontribut në ngritjen e gjithëpërfshirjes, për të cilin jemi zotuar edhe me angazhimin e asistentëve arsimorë në shkollat fillore, e së shpejti edhe në ato të mesme. „ Këtë vit kemi 720 asistentë arsimorë dhe do të jenë shumë të tjerë sipas nevojave. Dhe kjo është përgjegjësi e shtetit dhe nuk është më barrë e familjeve-theksoi ministri.
Me qëllim që mësimdhënia të jetë kreative dhe të nxisë mësimin me mirëkuptim, MASH dhe institucionet tjera kompetente vazhduan me përgatitjen e programeve mësimore dhe teksteve shkollore të reja për arsimin fillor dhe të mesëm. Mbi 20 tekste për nxënësit fillor janë shtypur dhe shpërndarë plotësisht,dhe së shpejti sipas Shaqirit, do të ketë edhe shumë të tjera për klasat e tjera të arsimit fillor. Ai theksoi se 50 janë miratuar për arsimin e mesëm profesional dhe bëri të ditur se edhe ato do të shtypen gjatë këtij viti kalendarik.

„ Edhe pse ka kritika për vonesën e këtyre proceseve, publiku duhet ta dijë se ato kanë filluar me kohë, por janë mjaft komplekse dhe për këtë arsye po punohet për Ligj të ri për tekstet shkollore që do ta lehtësojë atë proces dhe do të përmirësojë cilësinë e përmbajtjes”, tha ministri.

Duke iu referuar kujdesit për mësimdhënësit ai tha se në vitin 2022 të 25 mijë mësimdhënësit kanë marrë paga më të larta për 15% dhe se më parë me ndryshimet në Ligjin për Pagën Minimale, rritje të të ardhurave nga puna kanë marrë edhe rreth 4700 persona në shkolla të punësuar si kuadër teknik administrativ dhe këtë vit do të ketë harmonizim të ri të pagës minimale.

„ Gjithashtu kemi siguruar lloje të reja bursash për studentë dhe në pjesën e nxënësve kemi zgjeruar kuotat që janë ndarë dhe kemi përfshirë mbi 500 nxënës më shumë se vitin e kaluar shkollor. Ka racion të subvencionuar për studentë dhe do të rritet për disa muaj”, tha Shaqiri, duke folur për përmirësimin e standardeve të nxënësve dhe studentëve.

Në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, ai informoi se vitin e kaluar janë paguar 240 milionë denarë, si mbështetje për realizimin e projekteve të institucioneve publike shkencore dhe mbështetje për prokurimin e resurseve të reja laboratorike për institucionet e arsimit të lartë.
„ Tani më kemi plan të ri dhe buxhet të ri për vitin 2023. Jam mirënjohës që mbështetja për arsimin po rritet. Është e qartë se nuk kemi alternativë tjetër, përveç investimit në njohuri cilësore të qytetarëve, në kreativitet, shkencë dhe inovacion”, ka shtuar Shaqiri.