Ndryshimet kushtetuese/Halili: Mickoski nuk do të mund të përballojë presionet e ndërkombëtarëve

“Nuk besoj se Mickoski do të tregohet aq naiv para elektoratit dhe botës që partia e tij të merr njollë të zezë dhe ta pengoj nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, vlerëson ish–ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Muhamed Halili, duke folur për mundësinë e izolimit politik të brendshëm dhe të jashtëm të VMRO-DPMNE-së, nëse kjo e fundit nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese të nevojshme për rrugëtimin e mëtejm të vendit drejt BE-së.


“Pa marrë parasyshë deklaratat jokonsekuente dhe kontroverze të Mickoskit nuk besoj se ai do të mund të perballoj presionet e ndërkombëtare. Nuk besoj se Mickoski do të tregohet aq naiv para elektoratit dhe botës që partia e tij të merr njollë të zezë dhe ta pengoj nisjen e negociatave me BE si mosplotësim i kushtit për ndryshim të kushtetutës”, deklaroi Halili për Desk.al

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE nga një qëndrim radikal dhe i betonuar se nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese në asnjë formë dhe mënyrë, tani po kërkon garanci nga BE-ja se Sofja nuk do të kërkojë lëshime tjera gjatë procesit të negociatave.

Kjo sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend lë të kuptohet se VMRO-DPMNE po përgatit terreninj për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese me premtimin se Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime tjera në Kushtetutë.